Thaçi: Mali i Zi se shpejti njeh pavaresine

October 6, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci eshte shprehur optimist per nje njohje te shpejte te pavaresise nga ana e Malit te Zi.
Parlamenti malazez miratoi nje rezolute qe i hap rruge njohjes se shtetit te Kosoves, cka per Thacin eshte domethenie e faktit se Podgorica nuk do te ndikohet nga presionet e Serbise per pavaresine.
“Podgorica dhe Shkupi i kane njohur pasaportat e Kosoves dhe tani u takon ketyre dy vendeve qe do te marrin edhe vendimin final qe do te jete pro vlerave perendimore”, u shpreh Thaci.
Nderkohe ne Mal te Zi, kryeministri Gjukanovic ka deklaruar se qeveria e tij do te marre vendimin per njohjen e pavaresise, me apo pa perkrahjen e parlamentit.
Pritet qe njohja ne Mal te Zi te behet pas dates 8 tetor, kur ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara te diskutohet iniciativa serbe per statusin e Kosoves.
Burimi / Top Channel