Kumtesë – Buxheti i Komunës së Ulqini

Në Ulqin vazhdimisht është vështirë të vihet deri tek informatat e vërteta mbi gjendjen dhe realizimin e buxhetit për vitin2008. Kemi arritur të fitojmë zyrtarisht vetëm raportin mbi të ardhurat e arritura për tetë muajt e parë të vitit që vijon. Pra, për shpenzime sekretariati përgjegjës nuk donë të informojnë askënd.
Për fat të keq, të ardhurat e buxhetit përtetë muajt e parë janë gjithsejtë 39,61% dhe mund të konstatojmë që edhe ky vitështë i dështuar dhe qytetarët janë prapë të mashtruar.
Në këtë vit nuk është përfunduar asnjë plan detaj urbanistik, nuk është pruar dhe as punuar asnjë plan urbanistik, as nuk ka filluar përgatitja për eksproprijimin e pronave e cila është e pashmangshme për ndërtimet e ardhshme të objekteve infrastrukturore dhe nuk janë realizuar as investimet e shumta të parashikuara.
Në bazë të tenderëve të hapura, mund të vijmë deri tek përfundimi që deri në fund të vitit duhet që në investimet kapitale, te financuara nga ana e Komunës, të investojë gjithsejtë 945.000 euro ose 15% prej sa është paraparë. Mirëpo edhe këto mjete janë në pikëpyetje kështu që pritet se edhe ky realizim do të jetë më i vogël.
Për dy vjet pushteti lokal ka punësuar rreth50 punëtorë të rinj dhe ia ka rritur pagat për më tepër se 65%. Këto të dhënana japin të drejtë të arrimë tek përfundimi se situata në administratën e pushtetit lokal dalëngadalë po ndërlikohet dhe anon kah rritja e mëtutjeshme e tatimeve çka do të ndikojë negativisht ne standardin e qytetarëve dhe do të ndërpresë investimet e reja në Ulqin.
Forca e re Demokratike në tribunën embrëmshme me temë Realizimi i Buxhetit Komunal për vitin 2008 arriti deri te ky përfundim:
Se nga Sekretariati për Buxhet dhe Financa duhet të kërkohet përgatitja urgjente e rebalancit buxhetorë për vitin 2008.
Forca e re Demokratike është e brengosur  për mos dorëzimin e vendimit përfundimtarë të buxhetit për vitin 2007 që të shqyrtohet në Kuvend.
Në seancën e korrikut, Kuvendi Komunal me kërkesë të Forcës, është renditur si pikë e posaçme e rendit të ditës për realizimin e buxhetit të sivjetmë për gjashtë mujorëshin e parë, mirëpo, kësaj debate i është ikur dhe ajo nuk është zhvilluar.
Jemi të brengosur që Institucionet revizore të shtetit deri më tani nuk kanë marrë asnjë masë lidhur me raportin e vet për gjendjen e buxhetit të Komunës së Ulqinit si dhe agjencinë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Burimi / Shërbimi informativ i Forcës