Podgorice, protesta te dhunshme kunder Kosoves

October 13, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Kryeqyteti malazez, Podgorica eshte perfshire sot ne mbremje nga protesta te dhunshme te ultranacionalisteve te cilet kane sulmuar institucionet shteterore ne shenje proteste kunder njohjes se pavaresise se Kosoves.
Ajo qe ishte paralajmeruar si nje proteste e qete ka degjeneruar ne dhune. Policia per te mbrojtur godinen e qeverise ka perdorur gaz lotesjelles, e detyruar edhe nga guret dhe shishet e qelluara ne drejtim te tyre nga radikalet serbe dhe simpatizante te opozites pro-serbe.
Kunder njohjes se Kosoves ka dale edhe kisha malazeze, qe ka kerkuar qe njohja e pavaresise te vendoset me referendum.
Nga ana tjeter deputetet radikale kane kerkuar largimin e kryeministrit Gjukanovic dhe zgjedhje te parakohshme. Situata ne Podgorice mbetet e tensionuar.
Burimi / Top Channel

YouTube Preview Image