Deklarata e Nazif Cungut ne lidhje me pranimin e Kosoves nga Mali i Zi

October 15, 2008   | Shtypi / Mediji

Pranimi i Kosovës si shtet të pavarur prej qeverisë së Malit të Zi, është një veprim pritur, por edhe një dëshmi që rruga për integrimeeuro-atlantike nuk ka kompromis.
Kjo edhe një herë vërteton që nasi shqiptar, nuk kemi gabuar kur i kemi dhënë mbështetje pavarësimit të Malittë Zi para dy vitesh.
Për malazezët nuk ka qenë lehtë që të bijë një vendim të tillë pasi qëdihet se sa ashtë i lidhur populli serb me Mal të Zi, për atë arsye dhe pranimii Kosovës prej Malit të Zi ka peshë edhe ma të madhe dhe njëkohësisht tregon pjekuri politike.
Menjëherë pas aprovimit të rezolutës për përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike, para Forcës së Re Demokratike i kemi nisur kryetarit të qeverisë, zotëri Gjukanoviq, uresë dhe mbështetje për atë rezolutë e sidomos për arsyetim para deputetëve të Malit të Zi.
Këto janë momente historike dhe mendoi se do të ndihmoi në stabilitetin në rajon dhe do ti i çel syrin edhe të tjerëve që të jenë më të vendosur për pranimin e Kosovës.
Qeveria e Malit të Zi, me këtë vendim ka nderuar edhe ne si shqiptar dhe mendoi se perspektiva për këto treva do të jetë edhe më e qartë, sidomos kur të bëhet integrimi definitiv në bashkësi evropiane.
Shërbimi informativ i Forcës.