Gjukanoviq:Qeveria malazeze nuk tërheq vendimin për Kosovën

October 16, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Qeveria e Malit të Zi nuk do ta tërheq vendimin për njohjen e Kosovës, deklaroi mbrëmë kryeministri Millo Gjukanoviq.
Ai theksoi se vendimi i tillë, “nuk ka qenë i shpejtuar dhe koha do të dëshmojë se është i drejtë”.
Reagimi i Gjukanoviqit vijoi, pasi që disa komuna malazeze, në mesin e të cilave edhe Herceg Novi, miratuan rekomandime për pezullimin e vendimit qeveritar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Lideri i Partisë opozitare Popullore Serbe në Mal të Zi Andria Mandiq pakënaqësinë e vet nga vendimi i Qeverisë për Kosovën e shprehu me grevë urie që e filloi në ndërtesën parlamentare në Podgoicë.
Burimi / Makfaks