Kumtesë e përbashkët e Klubeve FORCA, LD në MZ dhe BDSH në MZ

October 16, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Kumtesë për Opinjon
Mbledhja e fundit të Kuvendit Komunal i Ulqinit është thirrë në mënyrë joligjore,e mbajtur në mënyrë joligjore dhe në fund nuk është vendos asgjë.
Deri kur organet Republikane do të tolerojnë këtë sjellje të organeve komunale dhe të Kuvendit të komunës së Ulqinit.
Kryetarii Kuvendit të Ulqinit,kundër Kushtetutës së Malit të Zi dhe në mënyrë të pa ligjshme,pas gati tre muajsh ftoi në vazhdimin e mbledhjes së filluar në korrik të këtij viti. Kuvendi është tharur pa mbledhje paraprake të kolegjiumit dhe konsultime me kryetarët e klubeve. Për ndryshe, me nenin 90 të Kushtetutës së Malit të Ziështë e precizuar qartë se seanca e parë mbaron deri në fund të muajit korrik, dhe me te,normalisht,mbaron edhe mbledhja e fundit e asaj séance.
Edhe pse kundër Kushtetutës dhe përsëri pa marrëveshje, Kryetari i Kuvendit ndërron datën,cakton dhe e mban mbledhjen një ditë më herët dhe nuk e shtyn për ndonjë ditë tjetër nëse ka pas arsye.
Nër end të ditës ishin raportet e ndërmarrjeve publike,për të cilat Kuvendi,në propozim të Komisionit për ekonomi dhe financa, ka kërkuar të bëhet revidimi prej revizorëve dhe ato të i dërgohen këshilltarëve.
Asnjëfarëmateriali nuk është dërguar këshilltarëve.
Gjithashtunë rend dite është dashur që të jetë edhe Raporti i realizimit të buxhetit komunal për 6 muajt e pare,por përsëri këshilltarëve nuk I dërgohet asnjë material.
Mbledhja është mbajtur, normalisht pa pjesëmarrjen e opozitës,se ai ishte edhe qëllimi kryesor që të mos ndigjohen kritikat për punën e organeve komunale dhe ndërmarrjeve publike, mos respektimi i ligjeve, për malverizmet e ndryshme dhe shpenzimin e paligjshëm të mjeteve buxhetore.
Mbledhjae Kuvendit ka përfunduar pa aprovimin e asnjë dokumenti pasi që këshilltarët e DPS-it dëshirojnë që qytetarët të fitojnë përshtypje se ato nuk janë pjesëmarrës në këtë papunësi dhe mosrespektim të ligjeve,por atë e bëjnë partnerët e koalicionit të tyre.
Prej sjelljeve të këtilla hupim të gjithë por më së shumti qytetarët.
Pushteti lokal i Ulqinit vazhdon me mashtrime qytetarëve me të gjitha ato premtime që i kanë dhanë.
Do të ishte mirë që qytetarëve të ia kthejnë mandatin dhe të ia mundësojnë edhe Ulqinit të inkuadrohet në proceset e zhvillimit.
Manipulimeve dal ngadalë po i vjen fundi dhe çdo gjë do të bëhet e qartë se kur nuk aprovohen raportet e ndërmarrjeve publike atëherë pasojnë masat ligjore.

Klubi i këshilltarëve : Forca e ReDemokratike – Genc Nimanbegu
Klubi i këshilltarëve : Lidhjademokratike e Malit të Zi – Kadri Sinani
Klubi i këshilltarëve : BashkimiDemokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi – Ali Doda
Shërbimi informativ i Forcës

Ktu asht dhe publikimi i Ftesës së kryetarit të kuvendit të Ulqinit z.Muhamet Nika.