Mali i Zi nuk tëhiqet për njohjen e Kosovës

October 16, 2008   | Politika

PODGORICE – Mali i Zi zyrtar nuk do të tërheqë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet, Svetozar Maroviq bëri të ditur gjatë një interviste dhënë mbrëmë për një televizion malazez se ky është realiteti i tanishëm politik. Mirëpo sic paralajmëron ai, Mali i Zi është i gatshëm që ta tërheqë atë nëse ky realitet politik ndryshohet.
“Me njohjen e Kosovës Mali i Zi nuk i ka shkaktuar dëm Serbisë, sepse Mali i Zi me asgjë nuk i ka kontribuar pavarësisë së Kosovës, e cila përfundimisht është zgjidhur në vitin 1999, kur Serbia humbi të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale. Mali i Zi vetëm ka respektuar realitetin politik, sikurse që një ditë më parë, në Asamblenë e Përgjithshme të KB me votën e vet pro, i ka kontribuar realizimit të dëshirave dhe besimit të Serbisë që çështja e Kosovës mund të zgjidhet duke u transferuar në terrenin juridik”, ka thënë ndër të tjera Maroviq.
D.B
Burimi / /BalkanWeb