Kuvendi i komunës urbane të Tuzit pritet të mbajë mbledhjen e radhës

October 20, 2008   | Rajoni / Region

Pesë pika në rend të ditës
Tuz- Seanca e 16-të e Kuvendit të KU të Tuzit pritet të mbahet të hënën më 20 tetor në ora 13. Këtë e ka bërë të ditur për media, kryetari i Kuvendit të kësaj komune, Nikollë Camaj.
Në këtë mbledhje, këshilltarët e Kuvendit të KU të Tuzit do të shqyrtojnë Iniciativën për besimin e punëve nga kompetenca e Kryeqytetit, që Kuvendi i KU të Tuzit të emrojë dhe shkarkojë një anëtar në organet drejtuese të shërbimeve publike, themelues i të cilave është Kryeqyteti, pastaj do të flitet edhe për besimin e punëve nga kompetenca e Kryeqytetit që KU e Tuzit të mbajë evidencën e banorëve, regjistrat e zgjedhësve dhe evidenca të tjera në përputhje me ligjin.
Gjithashtu këshilltarët pritet të diskutojnë edhe për besimin e punëve nga kompetenca e Kryeqytetit që KU e Tuzit të kryejë punët lidhur me përcaktimin, arkëtimin dhe kontrollin e të ardhurave publike lokale.
Po ashtu do të diskutohet edhe për besimin e punëve nga kompetenca e Kryeqytetit që KU e Tuzit të caktojë këshilltarin e Kuvendit të KU të Tuzit për të marrë pjesë gjatë lidhjes së martesave.
Në fund do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për përcjelljen e aktiviteteve për grumbullimin dhe plasmanin e organizuar të produkteve bujqësore nga territori i KU të Tuzit për vitin 2008.
Burimi / Kohapress

YouTube Preview Image