Holbrook dhe Ashdown: Bosnja në rrezik për t’u shpërbërë
SARAJEVË- Dy ish-diplomatë të lartë amerikan dhe britanik i kërkuan sot komunitetit ndërkombëtare të përqëndrohet sërish te Bosnja. Ata paralajmëruan për rrezikun e “shpërbërjes” së këtij vendi të shkatërruar nga një luftë ndërkomunitare nga 1992-1995.
“Sot vendi po përballet me një rrezik real shpërbërjeje”, shkruajnë në një letër të hapur ish-diplomati amerikan, Richard Holbrooke, artizani kryesor i marrëveshjes së paqes që i dha fund konflikit dhe ish-Përfaqësuesi i Lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, britaniku Paddy Ashdown.
“Ka ardhur koha për akordiminin e vëmendjes ndaj Bosnjes, nëse nuk dëshirojmë t’i shohim gjërat të përkeqësohen me shpejtësi”, vërejnë ata.
“Gjithçka si në vitin 1995, vendosmëria dhe uniteti transatlantik janë të nevojshëm nëse nuk dëshirojmë të gjendemi përballë një krize të re”, vijojnë Holbrooke dhe Ashdown, në këtë letër të botuar nga e përditshmja “Dnevni Avaz”.
Ata paralajmërojnë për “konfuzionin e komunitetit ndërkombëtar dhe akuzojnë administratën aktuale amerikane se i ka kthyer shpinën Bosnjës, ndërsa Bashkimin Evropian se ka dështuar në zhvillimin e një stretegjie koherente për të ardhmen e kësaj ish-republike jugosllave.
Burimi /(d.b/BalkanWeb)





