Filip Vujanovic ndërmjetësues për Kosovën

October 23, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanovic, ka biseduar të mërkurën me liderët e opozitës të cilët kishin kërkuar nga Qeveria t’ia kthej mandatin qytetarëve, në mënyrë siç kishin thënë ata, të tejkalohet kriza politike pas vendimit për ta njohur Kosovën.
Liderët e opozitës kanë njoftuar se kanë kërkuar nga kryetari Vujanovic që të tentojë të ndërhyjë për t’u takuar me kryeministrin Milo Djukanovic dhe kryetarin e Kuvendit, Ranko Krivokapic.
“E kemi lutur kryetarin që kjo krizë të zgjidhet në rrugë demokratike, në mënyrë që të kthehet mandati tek qytetarët dhe që qytetarët sërish të vendosin për një Qeveri të re”, ka thënë lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsa Medojevic.
Sipas tij, qytetarët në vitin 2006 kur kanë votuar për Partinë Demokratike të socialistëve dhe atë socialdemokrate, nuk kanë pasur këso aktesh politike.
Burimi / Gazeta Express