Parlamenti malazes kundërshton kërkesën e opozitës për referendum mbi Kosovën

October 23, 2008   | Intervista / Intervju, Shtypi / Mediji

PODGORICË, Mali i Zi — Ligjbërësit kundërshtuan të martën (21 tetor) një kërkesë të partive të opozitës për të shtuar një propozim në axhendën e parlamentit për një referendum mbi vendimin e qeverisë për të njohur Kosovën. Drejtuesi i parlamentit Ranko Krivokapiç tha se ligjbërësit e kundërshtuan propozimin për “arsye proceduriale”. Mocioni vinte 14 dhjetorin si një datë për referendumin. Opozita donte që publiku t’i përgjigjej pyetjes: “Mendoni se qeveria duhet të kthejë vendimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës?” Në mbështetje të propozimit qenë Lista Serbe, Lëvizja për Ndryshim, Partia Socialiste Popullore, Partia Kombëtare dhe Partia Demokratike Serbe. Më parë, opozita paralajmëroi se në qoftë se koalicioni qeverisës refuzonte të përfshinte mocionin e referendumit në axhendë apo të votonte kundër tij pas debatit, ajo do të kërkonte zgjedhje të parakohshme.
Burimi / RTCG / Mina/Vecernje Novosti/