Tadiq:Serbia nuk përzihet me punët e Malit të Zi

October 23, 2008   | Rajoni / Region, Shtypi / Mediji

Presidenti serb, Boris Tadiç deklaroi se pavarësisht njohjes që i bëri Mali i Zi Kosovës, Serbia nuk do të përzihet në punët e brendshme të Podgoricës.
Kreu i shtetit serb e bëri deklaratën në një intervistë për televizionin shtetëror të Malit të Zi. Presidenti serb Tadiç deklaroi se demostratat e brendshme në Podgoricë kundër vendimit qeveritar për njohjen e Kosovës është çështje e brendshme e Malit të Zi, për të cilën Serbia nuk dëshiron të përzihet.
Ai ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë malazeze për njohjen e Kosovës është i kushtëzuar sipas interesave të brendshme dhe është një vendim legjitim ashtu si vendimi i Serbisë për tu kujdesur për interesat e saja.
Tadic deklaroi se shpreson në vendimin pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për vlerësimin e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.
Burimi (d.b/BalkanWeb)