Gjukanoviq:Për Kosovë nuk patëm presion,por porosi

October 24, 2008   | Politika

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanoviq, ka thënë se nuk ka pasur presion ndaj Malit të Zi për ta pranuar Kosovën, por sipas tij, SHBAtë dhe disa shtete të BE-sëKryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanoviq, ka thënë se nuk ka pasur presion ndaj Malit të Zi për ta pranuar Kosovën, por sipas tij, SHBAtë dhe disa shtete të BE-së kanë pritur një veprim të tillë nga Podgorica. “Kemi pranuar disa porosi nga Washingtoni, Londra dhe Parisi që ta njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai në një intervistë për AP.
Sipas tij, Podgorica ka vlerësuar se mospranimi i Kosovës do ta ngadalësonte rrugën e Malit të Zi drejt BE-së dhe NATO-s. Ai thotë se nuk është befasuar nga reagimi i Beogradit pas vendimit të Malit të Zi.
Djukanoviq është shprehur se kishte menduar që pas ndryshimeve politike të vitit 2000 Qeveria e re serbe do të ketë qëndrim racional ndaj realitetit në Kosovë. “Por, kjo nuk ka ndodhur. Madje edhe Qeveria e tashme flet që do të vazhdojë mbrojtjen për Kosovën”, ka thënë ai. “Serbia nuk e ka humbur Kosovën për shkak të njohjes nga Mali i Zi, por për shkak të politikës së gabuar me dekada ndaj Kosovës”, ka nënvizuar Djukanoviq.
Sipas tij, pavarësia e Kosovës është realitet.