Mali i Zi do të punësojë afër 40 000 të huaj

October 24, 2008   | Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji

Rreth 40.000 të huaj do të mund të punësohen vitin e ardhshëm në Mal të Zi, vendosi Qeveria malazeze.
“Pjesa më e madhe, 34.300 të huaj, do të jenë punëtorë sezonal, ndërsa të tjerët do të fitojnë punë të përhershme ose përsosje profesionale”, lajmëroi Enti malazez për punësim.
Pjesa më e madhe e punësimeve janë paraparë në ndërtimtari, turizëm dhe bujqësi.
Kjo është hera e parë Mali i Zi të përcaktojë kuotë për punësimin e të huajve.
Sivjet në Mal të Zi janë punësuar 45.000 të huaj, e nga ana tjetër 28.000 malazezë janë të papunë.
Burimi / Makfaks