Menaxhim i dobët i sezonit turistik 2008 në Ulqin

October 25, 2008   | Turizmi / Turizam

Große Strand UlcinjPas suksesit të sezonit turistik të vitit të kaluar 2007 në Ulqin, shpresa për një përsëritje të tij edhe sivjet ishte akoma më e madhe.
Por pronarët e hoteleve dhe shteti malazias akoma nuk kanë kuptuar se oferta turistike nuk mund të mbështetet vetëm në bukuritë e natyrës,rërën,plazhet e bukura dhe në monopolin e krijuar deri diku për turistët,por në tërheqjen e turistëve nëpërmjet përmirësimin të kësaj oferte.
Me të drejtë është vlerësuar se turizmi pritet të përbëjë një nga degët kryesore të ekonomisë së vendit, sepse nga zhvillimi i tij varet edhe zhvillimi i shumë degëve të tjera në komunën e Ulqinit.Por,a është punuar seriozisht për këtë?
Përgjigjja nuk është e vështirë të jepet. Madje, përgjigjen e dhan vetë kosovarët këtij viti turistik 2008, “fatkeqësisht,këtë vit shumica e kosovarëve janë drejtuar drejt Bregdetit Shqipëtar” sikurse Durësi,Saranda,etj.
Ende dhe ala sot në deklaratat e ministrit të turizmit malazias nuk  ka përmendur edhe shkaqet e këtij bojkoti,në bregun e detit malazias.:Por e vërteta eshtë se Shqiperija dhe Kroacija ka qenë konkurrentë në çmim. Një krevat atje kushton 5 euro në natë.
Ajo çka na mbetet është vetëm të analizojmë.Turistët nuk duhet të priten, por të tërhiqen.Kjo nënkupton fushata publicitare të organizuara mirë, përpara dhe gjatë sezonit, koordinim me agjecitë turistike brenda dhe jashtë vendit, krijimin e kushteve për akomodimin si dhe një shërbim me nivel. Në këtë kontekst nuk duhen neglizhuar çmimet. Aplikimi i çmimeve të arsyeshme dhe konkurruese më vendet e rajonit, në bazë të kushteve që ofrojmë, është një pikë e ndjeshme që ndikon në reagimin e turistëve. Kjo për më tepër është edhe fillimi i fushatës për vitin tjetër.Çmimet e aplikuara vitin që kaloi, kur dominoi vendosja abuzive për të shfrytëzuar në maksimum situatën euforike që mbizotëronte,përbëjnë faktorin kryesor që po ndikon në numrin e turistëve kosovarë të sivjetshëm në rivierën e Ulqinit.Po të bësh llogaritë, që nga rruga ikje-ardhje, akomodimi dhe shërbimi,kostoja e turizmit në Ulqin është e lartë. Biletat e tragetit Bari-Tivar,ose Ankona-Tivar janë më të larta se Bari-Dures apo Bari-Patra (Greqi), pavarësisht se distanca është gati tri herë më e shkurtër.Kurse shqiptarët e Kosovës duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, gjatë së cilës tek-tuk u vihen edhe gjoba nga “taksidarët” privatë. Për të gjitha këto nevojitet një organizim qendror, që patjetër duhet të drejtohet nga qeveria me entet e saj përkatëse.
Numri i turistëve me kombësi të huaj po vjen në rritje, por përsëri mbetet modest. Pjesa dërrmuese e turistëve që vijnë nga jashtë janë emigrantët shqiptarë në vendet fqinjë dhe shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia.Pra,duhet kuptuar se për pjesën dërrmuese të turistëve që na vizitojnë sot Malin e Zi,zë një vend të privilegjuar mes alternativave të tjera.Nëse vazhdimisht do t’i rëndonim me çmime të larta dhe të pajustifikuara nga oferta,atëherë Mali i Zi jo vetëm që do ta humbasë këtë vend të privilegjuar,por do të ketë rrjedhje edhe nga banorët e saj, aq më tepër që për këtë konkurrojnë edhe fqinjët tanë të afërt.
Ajo që tregoi viti i kaluar nuk duhet marrë plotësisht si çështje nacionalizmi, pasi ashtu si dhe në degët tjera, edhe në turizëm, vlen ligji i ofertës dhe i kërkesës.Dyndja e një valë të re dhe të paparë turistësh verën e kaluar ndikoi në rritjen e çmimeve në përgjithësi e veçanërisht edhe në fushën e turizmit.Prandaj duhet pasur kujdes, sepse turistët nuk t’i falin gabimet.Në të kundërt,ne nuk kemi pse t’i akuzojmë kosovarët nëse ata do të kërkonin vende të tjera për të pushuar (gjë të cilën një pjesë e tyre e ka bërë), por duhet të shikojnë se çfarë po bëjmë ne vetë për t’i tërhequr ata.
Nga ana tjetër, mungesa deri tani e një strategjie për zhvillimin e këtij sektori, qoftë për zona të caktuara ose edhe për krejt vendin, ka ndikuar në zhvillimin e shumë dukurive negative.Konkretisht,investimet që janë bërë në sektorin privat, të cilat, ç’është e vërteta,nuk kanë qenë të vogla,nuk janë bërë në mënyrë të planifikuar. Kurse për lokalet dhe restorantet ekzistuese mungojnë kategorizimet dhe nivelet e çmimeve për secilën kategori.Pra,shteti në mënyrë absolute nuk i kontrollon çmimet.Kjo ka qenë dhe vazhdon të mbetet arsyeja kryesore që ka çuar në vendosjen e tyre abuzive dhe herë pas here krejt të pajustifikuar me kushtet që ofrohen.Nuk duhet të harrojmë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për konkurrencë mes ofertave turistike të bizneseve të ndryshme,por mes ofertave turistike të vendeve të ndryshme.
Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image