Portret:Grupi i Rap-it “Shqiponjat”

October 26, 2008   | Shtypi / Mediji

Grupi i rap-it “Shqiponjat” është grupi i parë i këtij lloji muzikor në Ulqin i krijuar nga dy të rinj entuziastë dhe simpatikë, Granit Mehmeti dhe Gjergj Lulaj. Ndonëse vetëm pak kohë më parë kanë debutuar në skenën muzikore, ata tashmë kanë bërë emër sidomos në mesin e gjeneratës së re.
Brenda kësaj periudhe të shkurtër ata janë shfaqur fuqishëm në skenë duke realizuar disa këngë energjike si: “Me zemër”, “Vet na”, “Kena”, K`qyr ça po ndodh”, këngë të gërshetuara me mjaft elemente komike, që janë mirëpritur nga publiku i ri vendas.
Por dëshira e tyre tashmë i tejkalon kufijtë e Ulqinit dhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Ata dëshirojnë të jenë të pranishëm edhe në skenat muzikore në kryeqendrat shqiptare, si Tirana, Prishtina, Shkupi, etj.Dhe duket se fati u ka prirë mbarë sepse së shpejti ky grup do të marrë pjesë në një kompeticion të rëndësishëm për të rinj në nivel mbarëkombëtar. Fjala është për Festivalin “Kënga magjike 2008”.”Dëshira jonë ishte të marrin pjesë në festivalet “Kënga magjike” dhe “Top Fest”, ku mendojmë të paraqitemi me një këngë të re”, thotë Granit Mehmeti, i njohur me nofkën Xhibo, nxënës i vitit të katërt në Shkollën e Mesme “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin.Në këngët e tyre, “Shqiponjat” i këndojnë dashurisë, shoqërisë, dramave të jetës, etj. Kënga e tyre e parë “Me zemër” u shërbeu si shtysë për të realizuar këngën e dytë “Vet na” në janar të këtij viti dhe këngët e tjera në vazhdim.
Këngët i transmetonin vazhdimisht radiot lokale në Ulqin.Më pas, në maj të këtij viti, në produksion të Foto&Video “ProStudio” u regjistrua videoklipi i parë i këngës “Kena”`, të cilën nuk e nxorën në treg, por e promovuan në Televizionin “Teuta“ e që po ashtu transmetohët edhe në disa kanale të tjera televizive shqiptare.Ndërkaq në verë të këtij viti, “Shqiponjat” promovuan këngën e radhës “K`qyr ça po ndodh”, e cila fillon me një tekst komik dhe përfundon me “Underground”.”Shqiponjat” marrin pjesë edhe nëpër koncerte të ndryshme festive.        
(Kohapress)

YouTube Preview Image

1