Trazohen shpirtërat e opozitës malazeze

October 27, 2008   | Anketë / Anketa, Shtypi / Mediji

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi trazoi shpirtërat e opozitës malazeze, por ata janë vonuar dhe nuk u mbetet asgjë tjetër përpos asaj se nuk është e gabuar ëndrra e tyre për të penguar zhvillimet evroatlantike.
Eshtë një lajm i keq që opozita malazeze gjithnjë e më tepër nuk po mund ta gjejë veten në funksionimin e saj për të ndihmuar për shumë çështje të rëndësishme që shqetësojnë sot kominitein e këtushëm. Ata në vend që t`i ndihmojnë mbarëvajtes, mirëqenies së qytetarëve, me sjelljet anticivilizuese të tyre po ndikojnë në tërheqjen e hapava prapa me çka duan të tregojnë se akoma janë të mykur në kokat e tyre me mite serbe për të vuajtuar nga mungesa e kapitalit njerëzor. Ata po mundohen të tërheqin vemendjen andej nga jorealiteti për të fshehur paaftësitë e tyre nga ku nuk janë të gatshëm të shfrytëzojnë momentet apo shanset e tyre pë të qenë pjesë e Evropës së bashkuar. Jehona e tyre vazhdon të ndihet fuqishëm me lloj-lloj retorikash, fyerjesh nga më të ndryshmet lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, po edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi. Ata nuk kanë një politikë të qartë sepse nuk kanë parime të përcaktuara e histori të pastër nga ku nuk dinë se kë kanë prind dhe duke jetur me ëndrra të ngatërruara për të ardhmen. Këto ëndrra të tyre bëhen pengesë për realizimin e ëndrrave të qytetarëve tjerë në Mal të Zi që bashkëjetojnë me ta, që kontribuojnë njësoj si ata, por që gjithmonë ndihen të shkelur prej tyre pikërisht duke iu referuar të kaluarës.
Disa lëvizje të çuditshme të lidershipit opozitar malazez në lidhje me reagimet dhe vandalizmin e tyre të shprehur ditë më pare në Podgoricë, apo edhe në disa qytete të tjera, të bëjnë të kuptosh se të njëjtit janë pengje të politikës serbe me cka para opinionit tentojnë të mbulojnë sekrete që kanë marrë si premtim nga ata të cilët deklarojnë se: “Kjo është thikë pas shpine nga ana e Mali të Zi”. Kjo e ngjarë shtron shumë pyetje dhe të bën të mendosh se liderët opozitarë kanë marrë shumë sugjerime të detajizuara nga Serbia duke përkujtuar ngjarjet e viteve të `90-ta, për çka lideri opozitar Andrija Mandiq pat deklaruar në parlamentin malazez se ngjarjet e tilla do të ndodhin edhe në 2008-tën. Kjo tashmë është e qartë se ngjarjet e tilla duan të na përkujtojnë ato vite prej nga ky lider me një sarkazëm, por i përkrahur edhe nga liderët tjerë të opozitës malazeze, po mundohet të krijojnë, asgjë të re, vetëm se një histori të pësëritur që do të regjistrohet në analet e historisë serbe. Në këto momente kur cështja e Kosovës ka marrë drejtimin e vet si një shtet të njohur nga fuqitë më të mëdha të botës, për mënyrën sesi vepron opozita malazeze shtohen shumë pyetje. A thua vërtet këta kanë në dorë diçka që mund të ndryshojnë nga ajo që tashmë ka përfunduar, a thua të njëjtit sikundër deklarojnë, të përkrahur edhe nga Kisha serbe, bëjnë blefe të qëllimshme duke parë “filma” nga vendet më të prapambetura të botës, bëhen sikur dine të bëjnë politikë karshi atyre që këtë profesion e ushtrojnë nga mosha më e re? Këta të mjerë të shekullit XXI nuk kanë një strategji të vetën për t`iu referuar fakteve dhe realitetit historik, për çka duhet t`u imponohet zbardhja e së vërtetës në mënyrë që ky shantazh i tyre të përfundojë njëherë e përgjithmonë dhe me transparence ti marrin pushtetin Gjukanoviqit nëse munden. Ndryshe, nuk mund të tolerohet që shumica e qytetarëve malazezë të marrë mëkatet e liderëve opozitarë, këtë nuk mund ta lejojë më as publiku. Veprimet dhe sjelljet e tyre shndërrohen në helme të tmerrshme për qytetarët e Malit të Zi.
Sa për mënyrën e reagimit, vandalizmi i krijuar në “mitingjet e mëdha” të tyre ka pak shpresë për të ndryshuar dicka që do ta bënte masën t`i kuponte se vërtet janë të interesuar edhe aq për Serbinë, sa për privilegjet që gëzojnë dhe postet që mbajnë. Brohoritjet e tyre se “Kosova është Serbi” është një frazë që përdoret shumë më heret se lindën këta , nga ku nuk thane dicka të re, sepse nuk kanë lexuar histori, po edhe nëse e kanë lexuar e kanë lexuar mbrapsht, duke harruar se shqiptarët vendosin vet si një popull dhe se dhuna e reprezalijet nuk kanë vend ndaj duhet të heshtin duke menduar se duhet të ruhet qetësia. Serbia e fitoi betejën në OKB prej nga mbetet të shikohet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por kjo nuk do të thotë se opozita malazeze ka të drejtë të marrë hov për të rrokullisur cdo gjë, këtë nuk e bën as vetë Serbia e vetëdijshme se e ka humbur Kosovën, dhe një ditë deshi apo jo do të përballet me realitetin. Këtë gati se cdo ditë e deklarojnë disa politikanë serbë, ata që shohin dhe e ndjejnë realitetin e krijuar. Të prirur nga intelektet e trashëguara këta ishat e sodit lavdërohen për veprimet e tyre të “mira” dhe nuk e kanë për turp të pranonë se duan të sundojnë të tjerët me çka mbjellin pabarazi dhe krijojnë varësi.
Mali i Zi si një shtet me një pavarësi të fituar para dy viteve, nisur nga euforia opozitare malazeze më tepër i ngjanë një zone të mbyllur ku përplaset e kaluara që nuk di kë ka prind dhe e sotmja me një të ardhme të qartë. Kjo tashmë për ta është e qartë se janë vonuar dhe nuk u mbetet gjë tjetër përpos asaj se nuk është e gabuar ëndrra e tyre për të penguar zhvillimet evroatlantike.
Shaban Peraj
Koha Javore

http://www.dailymotion.com/video/x74esy