Forca–Kumtesë për Opinion:A është Ligji zgjedhor manipulim i pushtetit?

October 29, 2008   | Politika

A është Ligji zgjedhor manipulim i pushtetit?
Edhe pse deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare  të vitit 2009, ka mbetur edhe një vit,pushteti aktual  nuk është duke u treguar aktiv ne lidhje mbi harmonizimin e ligjeve përkatëse me Kushtetutën e re të  Malit të Zi.Fjala është për  ligjin zgjedhor të këshilltarëve dhe të deputetëve  i cili është dashur të punohet më herët nga Sekretariati ligjdhënës i Kuvendit të Malit të Zi.Por, deri me tash nuk kemi asnjë informacion konkret se a është punuar ndonjë version pune, ku më vonë subjektët politike në formë të amendamentëve do të mund të vepronin në parlament.
Një veprim i tillë i pushtetit paraqet papërgjegjësi para qytetarëve,sepse deri më tash janë tejkaluar dy afate, nga del se pushtetit i konvenon situata e krijuar.Madje pushteti aktual përpiqet që mos punën e tyre t ia mveshi opozitës,duke e cilësuar ate si përgjegjësën kryesore ne mos miratimin e këti ligji.Pasi koordinatori i grupit punues është nga DPS-i del qartë se nga shumica parlamentare nuk ekziston vullneti politik për miratimin e një ligji të tillë,andaj, ne zgjedhjet lokale në Kotor më 9.nëntor të këti viti  shkohet me ligjin e vjetër zgjedhor.
Edhe pse deri më tash ne lidhje me ketë çështje nuk ka qendrime zyrtare,ne jemi që Mali i Zi të jetë një njësi zgjedhore,ndërsa për shqiptarët të ekzistojë njësia e veçantë zgjedhore si deri më tash e cila do të jap 5 deputet.Në mënyrë analoge një dukuri e tillë të jetë e pranueshme edhe për pjesëtarët e popujve të tjerë pakicë në Mal të Zi.Pasi Kushtetuta e Malit të Zi në nenin 78 garanton  përfaqësimin autentik, kjo  nënkupton mandatët e garantuara të deputetëve.Ndërsa çdo tentim i pushtetit për të eliminuar të drejtat e përfituara për ne shqiptarët është ide e papranueshme dhe është në kundërshtim me standartët ndërkombëtare të mjediseve multinacionale demokratike  evropiane.
Pasi  mbi ketë çështje të rëndësishme deri më tash  nga Ministria e Pakicave nuk ka ndonjë reagim konkret,nuk paraqet befasi sepse siç duket  ministri Nimani ende është duke shkruar përshtypjet nga vizita që i bëri Kinës gjatë Olimpiadës. Madje ka gjasa qe më nikoqirët kinez të  shkëmbej përvojat mbi realizimin praktik të  te drejtave të pakicave dhe lirive të njeriut me theks të veçantë për  popullin e  Tibetit.
Ulqin 29-10-2008
Shërbimi për informim

YouTube Preview Image