Pesë policë malazezë janë dënuar me burg për keqtrajtimin e një shqiptari

October 31, 2008   | Reportazh / Reportaža, Shtypi / Mediji

Podgoricë:Pesë pjesëtarë të njësitit special antiterrorist të Mali të Zi janë dënuar nga një gjykatë e Podgoricës me nga tre muaj heqje lirie.
Marko Kaleziq, Darko Shekullarac, Nenad Shqekiq, Milorad Mitroviq dhe Branko Radiçkoviq janë shpallur fajtorë për shkak se me rastin e arrestimit të një grupi shqiptarësh, të akuzuar për “planifikimin e aksioneve terroriste”, kanë keqtrajtuar dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta Pjetër Sinishtajt, i cili më vonë vdes.
E bija e të ndjerit, Paulina Nikprelaj ka deklaruar se nuk është e kënaqur me aktgjykimin, duke pohuar se pjesëtarët e policisë e kanë vrarë babain e saj.
“Unë e di se si ka vuajtur babai im 13 muaj. Pësoi sulm në tru nga vuajtjet, poshtërimi i dinjitetit njerëzor të personalitetit të tij.
Babai im nuk ka bërë asgjë, ka qenë njeri ndershëm”, ka thënë e bija e tij.
Burimi / QIK