Mali i zi investon 1.39 miliardë euro në energjetikë

November 1, 2008   | Ekonomia / Ekonomija, Shtypi / Mediji

Autoritetet malazeze gjatë pesë viteve të ardhshme planifikojnë të investojnë gjithsej 1.39 miliardë dollarë në zhvillimin e sektorit energjetikë në vend.
“Burimi i financimit është kapitali i kompanive energjetike, investitorët privatë, donacione, kredi dhe buxheti shtetëror, prej të cilit planifikohen të ndahen 22 milionë euro”, informoi ministri malazez i Ekonomisë Branimir Gvozdenoviq.
Plani aksionar përfshinë realizimin e 35 projekteve, në mesin e të cilëve dhe ndërtimin e katër hidrocentraleve dhe një varg hidrocentrale të vogla në vend.
Burimi / Telegrafi