DION dëshiron të bëhet nënë pas turneut

November 3, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ylli i muzikës pop, Celine Dion, do të përpiqet të shtojë familjen edhe me një fëmijë. Por për këtë ka bërë një axhendë. Dhe fëmija është menduar të planifikohet pas përfundimit të turneut të saj botëror. 40-vjeçarja e njohur me hitin “My Heart Will Go On”, dhe burri i saj Rene Angelil, kanë sjellë në jetë djalin Rene-Charles në vitin 2001, pasi iu nënshtruan trajtimit të fertilitetit. Shtatë vite më vonë, Dion dëshiron të hyjë sërish në këtë proces, por ajo nuk do të jetë shumë e zhgënjyer nëse dështon në tentimin e dytë. “Ne do të përpiqemi pas turneut tim. Shpresoj të mbetem sërish shtatzënë. Kam një shpresë të vogël. Por tashmë jemi të bekuar. E provuam këtë gjashtë vite për Rene-Charles. Tashmë kemi një foshnjë të mrekullueshme”,
GAZETA SHQIPTARE / “Bluetooth”

YouTube Preview Image