Kërkohet kthimi i ambasadorëve serb në Shkup dhe Podgoricë

November 3, 2008   | Shtypi / Mediji

Bashkësia maqedonaso-serbe, nëpërmjet një letre, dërguar kryeministrit serb, Mirko Cvetkoviq, ka kërkuar kthimin e ambasadorëve të Serbisë në Shkup dhe në Podgoricë, pas tërheqjes së tyre për shkak të njohjes së Kosovës.
“Largimi i tyre nuk i ka kontribuar shtetit serb. Kjo dëshmon se ka ardhur koha që këto masa të ndërpriten dhe të intensifikohen marrëdhëniet diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi”, thuhet në letër.
Ambasadori maqedonas në Beograd, Aleksander Vasilekvski, është larguar nga Serbia më 10 tetor, pas vendimit të njohjes së Kosovës nga Maqedonia. Po e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me ambasadorin malazias, Anka Vojvodiq.
Burimi / Koha Vizion