Bred Pit dhe Anxhelina Xholi do të bëjnë darsëm

November 4, 2008   | Lajmet / Vijesti

Dyshja e njohur e Holyvudit, Anxhelina Xholi dhe Bred Pit më në fund pritet të zyrtarizojnë lidhjen e tyre me anë të një darsme.
Ata gjatë kohë kanë bërë një jetë duke qenë jashtë kurorëzimit, ndërsa tani janë duke menduar që sa më shpejt të kurorëzohen dhe të bëjnë një darsëm, e cila siç thuhet mund të jetë jokonvencionale dhe spontane. Bred dhe Xholi gjithashtu kanë paralajmëruar se askujt nuk do t`ia tregojnë datën e darsmës dhe kurorëzimit.
“Anxhelina gjithmonë ka menduar për idenë për tu martuar me Bred. Ajo gjithnjë është kështu. Sigurisht se do të zgjohet një ditë në mëngjes dhe do të thotë se ka ardhur momenti vendimtar”, deklaroi një i afërm i çiftit të njohur të aktorëve amerikan për revistën amerikane “OK”.
Lidhja martesore do të bëhet pikërisht për shkak të fëmijëve që i kanë dy aktorët.
“Fëmijët gjithmonë shohim filma të vizatuar dhe pastaj pyesin se përse Fiona dhe Shrek janë të martuar, ndërsa ju nuk jeni”, deklaroi aktorja Xholi.
Por, Bred, i cili pas vete ka lënë një martesë të dështuar me aktoren Xhenifer Aniston ka shfaqur frikën për një rrënim të sërishëm të lidhjes së tij të dytë.
]ifti tani ka gjashtë fëmijë, ndërsa flitet se gjatë muajve të ardhshëm mund të zgjerojnë familjen e tyre edhe me një fëmijë të adoptuar. Bred dhe Xholi kanë tre fëmijë biologjik dhe tre të adoptuar.
Burimi / INA

1