Enigma e historisë malazeze – rasti i Shasit (9)

November 4, 2008   | Kulturë / Kultura

Periudha e shkatërrimeve të mëdha
Nemanja, ati i Shën Savës, ishte themeluesi i monarkisë ortodokse mesjetare serbe, me kishat e tij mbretërore në Studenicë, Graçanicë, Deçan dhe Pejë, si dhe me ideologjinë e tij bizantine dhe lidhjen me shumë nga qendrat e mëdha të ortodoksisë. Kjo është gjithashtu periudha e shkatërrimeve më të mëdha e më të dukshme të kishave të mbijetuara të Shasit. Kishat në Shas, si edhe gjetiu, ishin ndërtuar për të lavdëruar dhe përligjur pushtetin e dinastisë.
Sërish Shasi ishte në skaj. Lindi rivaliteti i dukshëm midis dioqezës katolike të Raguzës, Splitit dhe Tivarit, ndërkohë që dokumentohet se më 1045 peshkopët nga zona e Shkodrës u mbytën ndërsa udhëtonin me anije për në sinod; me këtë rast Papa lëshoi një bulë duke i kaluar peshkopatat e Kotorrit, Ulqinit dhe Shasit nga Spliti për në krypeshkopatën e Tivarit. Që nga kjo kohë grindjet që mbështillnin dioqezat e Raguzës dhe të Tivarit u bënë një motiv i herëpashershëm.
Besnikëritë e sundimtarëve të Duklës ishin gjithashtu të ndara në varësi të përfitimeve që ata nxirrnin nga Papa dhe perandori i Bizantit, ndërsa ky tension arriti kulmin pasi bizantinët humbën Tivarin më 1071 dhe gjatë luftimeve midis bizantinëve dhe normanëve nga fundi i shekullit XI; Mihajllo (1046-1081) mori simbolin e tij mbretëror nga Papa, ndërsa më 1089 Bodini u pajis me një bulë nga anti-papa Klementi III, duke pohuar në këtë mënyrë juridiksionin e kryepeshkopatës së re të Tivarit mbi Duklën, Kotorrin, Ulqinin, Shasin, Drishtin (Drivastium) dhe Pilotin (Polatum).
Në gjysmën e dytë të shekullit XII Stefan Nemanja (vdiq më 1199) ndoqi një linjë të ngjashme pasigurie midis aleancave të njëkohshme papatin dhe me perandorin e Bizantit. Kur u mund nga perandori bizantin Manuel I, ai u bë një vasal i Bizantit, por më vonë ngriti krye dhe, pasi shtiu në dorë Nishin, më 1189 bëri aleancë me Frederik Barbarosën dhe Kryqëzatën e Tretë. Një disfatë tjetër e ktheu atë sërish në sferën bizantine, ndërsa djali i tij shumë shpejt do të martohej pak më vonë me një princeshë bizantine.
Pavarësisht nga kjo luhatje diplomatike, Nemanja, ati i Shën Savës, ishte themeluesi i monarkisë ortodokse mesjetare serbe, me kishat e tij mbretërore në Studenicë, Graçanicë, Deçan dhe Pejë, si dhe me ideologjinë e tij bizantine dhe lidhjen me shumë nga qendrat e mëdha të ortodoksisë. Kjo është gjithashtu periudha e shkatërrimeve më të mëdha e më të dukshme të kishave të mbijetuara të Shasit. Kishat në Shas, si edhe gjetiu, ishin ndërtuar për të lavdëruar dhe përligjur pushtetin e dinastisë.
Ndërkohë që fjala Serbi është gjetur në një libër bizantin të shekullit X për një trevë që shtrihej ndërmjet Kroacisë dhe Bullgarisë, kurse serbët ndiqen pas në këtë tekst në shekullin e shtatë, fillesat historike të shtetit mesjetar serb gjenden në shekullin XI, me shfaqejen e princërve vendorë të Duklës. Nemanja caktoi djalin e tij Vukanin të drejtonte Zetën (emërtim që sot përdoret për ish-Dalmacinë dhe Duklën), ndërsa Serbia e sotme i ka rrënjët e saj në dinastinë Nemanjide, më saktë të Savës, murgut të manastirit Antonit të Vatopedit dhe bashkëthemeluesit të manastirit të Hilandarit në Malin Athos, i cili u bë kryepeshkopi i parë i një kishe autoqefale serbe.
Ndarja e Malit të Zi nga Serbia do të thotë njëherësh për Serbinë një ndarje nga kuptimi që ajo ka për historinë e saj me një mënyrë, mbase jo aq të mprehtë, me të cilën u detyrua të humbasë Kosovën.
Averil Cameroon – James Pettifer
Koha Javore

YouTube Preview Image