Mali i Zi: Nuk kemi gisht ne vrasjen e Pukanic

November 4, 2008   | Lajmet / Vijesti

Policia e Malit te Zi ka pergenjeshtruar lajmet se personat qe urdheruan vrasjen e gazetarit te njohur kroat Ivo Pukanic dhe shefit te marketingut ne revisten e tij jane shtetas malazeze.
“Akuza te tilla jane te padrejta dhe thjesht spekulime”, thuhet ne nje deklarate te ministrise se Brendshme.
Nderkaq, lideri i opozites malazeze Nebojsha Medojevic u shpreh se nuk perjashtohet mundesia qe malazezet te kene organizuar vrasjen. “Policia kroate ka kerkuar nga homologet malazeze informacione per arrestimin e disa personave”, tha ai.
Zagrebi do t’i kerkoje Podgorices te hetoje disa persona qe dyshohet te kene lidhje me vrasjen e Pukanic.
Burimi / Top Channel

YouTube Preview Image