Paris Hilton:“Meshkujt më kanë shfrytëzuar për famë dhe seks”

November 4, 2008   | Lajmet / Vijesti

Paris Hiltoni e ka pranuar se të gjithë meshkujt në jetën e saj, e kanë shfrytëzuar atë për famë dhe seks. Trashëgimtarja e hoteleve e ka thyer heshtjen e saj për të kritikuar ish-të dashurit e saj të mërzitshëm. “Të gjithë meshkujt e tjerë, që kam qenë në lidhje, më kanë shfrytëzuar për para dhe seks, por në shumicën e rasteve, vetëm kanë dashur famë. Është bërë e vështirë që t’u besohet njerëzve”, ka theksuar ajo. Në krye të kësaj liste të tradhtarëve është ish-i dashuri Rik Selomon, i cili kishte fituar miliona dollarë me shitjen e videokasetës seksuale me Parisin. “E kam dashur një djalosh për tre vjet, por ai më ka tradhtuar. Riki është një llum dhe e urrej atë”, ka shtuar ajo. “Ishte njëra nga gjërat më të tmerrshme që më ka ndodhur ndonjëherë mua. Aq poshtëruese dhe turpëruese”, ka përfunduar ajo.

YouTube Preview Image