Tuna ndahet nga i fejuari

November 4, 2008   | Lajmet / Vijesti

Çifti që këtë vit ka kryesuar titujt e shumë mediave, Tuna dhe Merti, janë ndarë!Vetëm para disa muajsh, Merti Asllani i kishte propozuar Tunës martesë, ndërsa pasi kjo e fundit kishte pranuar, ata shpallën edhe zyrtarisht fejesën, ndërkohë që askush nuk besonte se ata dy ndonjëherë mund të ndahen. Mirëpo para më shumë se dy javë ndodhi e ‘pamundura’. 1 muaj më parë Tuna dhe Merti kishin pasur një zënkë që besohet të kishte qenë pasojë e tradhtisë që i kishte bërë i dashuri i këngëtares, dhe nga ky moment gjithçka kishte marrë për keq.
Edhe pse Merti ishte munduar ta kthente lidhjen e tyre, kjo kishte qenë e pamundur, pasi që Tuna tashmë kishte vendosur që të mos jenë më bashkë. “Unë dhe Tuna nuk jemi më bashkë dhe nuk do të jemi më kurrë. Lidhja jonë ishte e bukur aq sa zgjati, mirëpo e gjithë kjo përnjëherë u ndërpre. Dëshiroj që të gjithë ta dinë se nuk jam më i dashuri i Tunës dhe për momentin nuk kam lidhje tjetër”- është shprehur Merti.

Burimi / Bluetooth