Arta Arifi:Miss – Miss,modele dhe nënë e përkryer

November 5, 2008   | Lajmet / Vijesti

Modelja e njohur nga Gjilani, Arta Arifi , e cila në vitin 2002 ishte përzgjedhur Miss Gjilani, pati arritur të marrë edhe një çmim tjetër, por jo në vendin e saj. Ajo, është zgjedhur Miss Shoqëruesja e dytë në ‘Miss Mister Albania’, kur ishte 17 vjeçare.
Tashmë Arifi është 21 vjeçare dhe përveç që është e njohur si modele në Kosovë dhe gjetiu, ajo nëpër uebfaqe të ndryshme interneti është e njohur edhe si një ‘nënë e përkryer’.
Arifi ka qenë e martuar me anëtarin e rep-grupit “Etno Engjujt”, Genc Prelvukajn për më shumë se një vit, me të cilin e ka edhe një djalë, Gjinin.
Shkak për ndarjen e çiftit Prelvukaj-Arifi kanë qenë mospajtimet e mëdha në jetën e përditshme. “Ne jemi njohur si çift stabil, por më vonë e kuptuam se jemi të kundërt. Jemi ndarë në mënyrë njerëzore. Vendimi është defi nitiv dhe nuk ka kompromis”, pati thënë Prelvukaj për ish-bashkëshorten. Megjithëse,
Arta tashmë njihet edhe si ish-bashkëshortja një reperi të njohur kosovar ajo ka arritur të komentohet adhurues të ndryshëm nëpër web faqe interneti si një e përkryer, ueb-faqe në të cilat janë duke u publikuar foto ndryshme me djalin e saj.

Burimi / infopress

YouTube Preview Image