Vlera Xhakla dhe Timbaland Me Kenge Te Re “Boy”

November 5, 2008   | Lajmet / Vijesti
Vlera Xhakla

Vlera Xhakla

Titullohet “Boy” dhe është kënga më e re e këngëtares dhe supermodeles së njohur sh qiptare që jeton në New York të SHBA. Vlera Xhakla, në këtë bashkëpunim, për të cilin në një intervistë për “Gazetën” pak kohë më parë ka pohuar se do të jetë dhe e fundit, ka zgjedhur pikërisht një prej emrave më të mëdhenj për momentin në tregun muzikor, që mban vulën e shumë hiteve si “Apologize”, etj. Kështu, ndërkohë që kompozimi për “Boy” i është besuar treshes Timbaland, Finley Quaye, Vixen, një risi vërtet shumë interesante i përket dhe tekstit, është shkruar nga vet Vlera, që ka treguar dhe aftësitë e saj në vargje. Kënga pritet të lançohet së shpejti, për t’u kthyer në një sukses të vërtetë.

Bluetooth

YouTube Preview Image
1