Genta Ismaili falënderon Kara Dioguardin

November 6, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Genta Ismaili e cila këto ditë është duke qëndruar në Amerikë, ka pohuar sezhanri i muzikës së saj është i një stil të veçantë e cila po ashtu ka pranuar se tashmë ajo ka krijuar një imazh të mirë në muzikë.
“Zhanri i muzikës sime është i përzier me melos shqiptar dhe me muzikë pop. Po ashtu, edhe vallëzimin e kam të këtillë, dhe ky është stili im”, ka thënë Genta për Zërin e Amerikës. Megjithatë, ajo ka shtuar se mundohet që gjithnjë ta prezantojë veten në mënyrën më të mirë që t’i përshtatet këngës dhe stilit të saj “Edhe pse e konsideroj veten të suksesshme në këtë drejtim, ndonëse ky është vetëm një fillim i karrierës sime të suksesshme”, ka thënë ajo.
Ajo, njëherësh edhe ka falënderuar kompozitoren Kara Dioguardi që ia ka dhënë mundësinë për të bashkëpunuar me të…
Brimi / infopress

YouTube Preview Image YouTube Preview Image