Nga Abu Dhabi në Ulqin

November 6, 2008   | Turizmi / Turizam

Plazhi i madh,sipas planeve të investitorëve potencial,do të mund të shëndrohet në një kompleks unik turistik në Evropë,mbase në njërin më luksoze në botë.
Ulqin, 5 nëntor — Investitorët e huaj po vijnë në Ulqin. Investitorët potencial strategjik për pjesën më të bukur të Rivierës së Ulqinit, Plazhin e Madhe dhe Ada Buna interesohen kompania turke Atlas-Gintas-Mars, Fondi Investiv Arab, Trigraniti hungarez dhe familja e kontit Rothschild, kurse për ndërtimin e kompleksit ekskluziv turistik shumë të interesuar janë italianët, gjermanët anglezët, amerikanët dhe… Roma Abramovich, i cili, siç thuhet, shprehu dëshirën që të investojë në këtë bukuri të paprekur natyrore. Të hënën me sa duket në Podgoricë, me propozime konkrete, erdhi drejtori i kompanisë HYDRA Properties, nga Abu Dhabi, dhe njeriu i parë i klubit futbollistik Manchester City, dr Sulejman Al-Fahim. Qeveritarët malazez ai i informoi se familja mbretërore, përfaqësues i së cilës është ai, ka shprehur interesimin për shpalljen sa më të shpejtë të tenderit për Plazhin e Madh, megjithëse kanë të interesuar edhe për Ada Bunën dhe për disa kompani tjera malazeze. Natyrisht, nëse fitojnë, arabët mendojnë që në Plazhin e Madh t’i investojnë mbi 5 miliardë euro, edhe pse vlera mund të jetë edhe disa herë më e lartë se kaq. Al-Fahim ia prezantoi Kabinetit të ministrit për Zhvillim Ekonomik, Branimir Gvozdenovic, disa nga zgjidhjet për Plazhin e Madh, i cili kështu do të shndërrohej në një prej vendeve më ekskluzive në botë. Plani arab, që u prezantua para Gvozdenovic, ministrit të Turizmit, Predrag Nenezic, dhe kryebashkiakut të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, parasheh ndërtimin e hoteleve, vilave, marinës, terreneve të golfit, hipodromit, eko-kazinosë së parë në botë, akademisë sportive… Siç u tha, faza e parë e projektit do të përfundonte në vitin 2014. Qeveria aktualisht po punon në përgatitjen e tenderit për Plazhin e Madh. Shpallja e tij parashihet diku gjatë vjeshtës së ardhshme. Plazhi i Madh parashihet të jepet me qira për së paku 90 vjet, dhe ky do të ishte investimi më i madh në Mal të Zi.
Politika
Gazeta Express

YouTube Preview Image YouTube Preview Image