Zbulohet Dashuria mes Nora Istrefit dhe Nikit

November 6, 2008   | Lajmet / Vijesti

Te premten qe shkoi, me 31 tetor 2008, Nora ishte mysafire e emisionit Express Live te televizionit kosovar KTV. Sipas agjendes se ketij emisioni, ne diten e fundit te javes, zakonisht i hedhet nje sy videotekes se ndonje prej kengetareve. Dhe kete te premte, radha ishte e Nora Istrefit.
Biseden ne studio e zhvilloi nikoqiri i emisionit Dardan Selimaj.
Keshtu mesuam se videoklipi i pare “Negativ” ishte njeri nder klipet me te pelqyera te Nores qe edhe shkon me thenien “dashuria e pare nuk harrohet kurre”.
Ndersa klipi “Mos me le” qe eshte punuar ne Maqedoni, ishte nje nder klipet me te shtrenjta qe ajo ka realizuar deri me tash.
Nora IstrefiNe mes tjerash, mesuam qe Nora i adhuron kafshet dhe ka nje dashuri te vecante ndaj Nikit, qenit te saj. Po, pra… e di se jeni te uritur qe te shpertheje ndonje skandal per Noren, por ja qe kesaj rradhe mbetet te zhgenjyer, pasi Niki nuk eshte ndonje person tjeter, por qeni i vogel i saj qe ajo dashuron shume. Per momentin Nora eshte e “fejuar me lumturi” me muzicientin Robert Berisha.
Nora eshte paksa e zhgenjyer qe klipi “Nje Djale” nuk eshte pritur edhe aq mire nga publiku pasi sic thote ajo “ndoshta nuk eshte kuptuar mire mesazhi i kesaj kenge”.
Ne klipin “E di” ishte hera e pare qe ajo ka luajtur ne ndonje kazino.
Ndersa te klipi “Another World” rolin e Jonathan Levant e luan tjeter kush per shkak te pamundesise qe ai te merrte pjese ne xhirime. Domethene, ky konfuzion me identitetin e reperit nga New York-u eshte sqaruar.
Nora Istrefi nuk zbuloi se kur do te del klipi i ardhshem dhe tha kjo “le te mbetet surprize”.
EXPRESS LIVE KTV

YouTube Preview Image
3