Arta Bajrami:Njeriu qe me ben te eci perpara

November 7, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, ka thënë se gjatë jetës së saj ajo është nxitur më tepër nga babai, ndërsa fjalët e mençura i ka dëgjuar nga nëna. “Babi ka qene një përkrahës i imi gjatë tërë jetës sime. Unë edhe për nga shume tipare i ngjaj atij. Përheq talentit për këndim kemi edhe shume gjera tjera te përbashkëta, si humorin, karakterin etj.”- është shprehur ajo.
“Nëna ime gjithmonë më ka mësuar që të zgjedh një rrugë të sigurt në jetë. Mos të mashtrohem nga të mirat e çastit, por të luftoj për atë që zgjat sa edhe vet jeta”, është shprehur Arta”- tregon Arta.
Ndërsa pavarësisht mbështetjes që ka pasur, Arta është shprehur se në fund gjithçka duhet ta bësh vetë.
“Vetë më është dashur të mësoj se si të përballem me jetën që nuk të kursen asnjëherë. Pavarësisht je i dobët, i fortë, je fëmijë i pambrojtur apo je një luftëtar i guximshëm. Jeta të sfidon gjatë tërë kohës dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Pra, të mos na befasojë”-përfundon këngëtarja.

YouTube Preview Image
48