Daci:Qeveria, me shume vemendje Presheves

November 7, 2008   | Rajoni / Region

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci u ka bere thirrje institucioneve te Kosoves qe t’i kushtojne me shume vemendje situates se shqiptareve ne Luginen e Presheves.
Apelin e tij Daci e beri gjate nje takimi te zhvilluar sot me nje delegacion te lugines, te kryesuar nga deputeti shqiptar ne Parlamentin serb, Riza Halimi.
“Qeveria e Kosoves duhet te ndermarre hapa konkrete per te krijuar kushte per studentet e lugines qe vijne ne Kosove, ne menyre qe ata te jene te barabarte me studentet kosovare ne cdo aspekt”, ka pohuar Daci.
Ai ka shtuar se Prishtina zyrtare duhet te angazhohet gjithashtu qe trajtimi i shqiptareve ne Serbi te jete i ngjashem me kushtet qe ofron Kosova per minoritetin serb.Ndërkohë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi ka thënë se duhet ta gëzojnë korpusin e të drejtave kolektive në bazë të konventave ndërkombëtare. Por realizimi i këtyre kërkesave, marrë parasysh qëndrimin kokëfortë të Serbisë, nuk duket i lehtë.
“Kemi probleme dhe ka telashe. Është një fazë vijuese mjaft e ndjeshme për realizimin e synimeve tona që është realizimi i të drejtave individuale e kolektive. Kosova është shembull. Unë jam i bindur se me dokumentin e Ahtisarit, Kosova po i zgjeron kornizat e të drejtave të pakicave dhe kjo e ndihmon më së miri situatën në Luginën e Preshevës”. shton Halimi.
Në këtë mënyra, formula më e mirë, sipas Riza Halimit, për rregullimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është reciprociteti i trajtimit të pakicave në Kosovë dhe Serbi. Në tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë- Preshevë, Bujanoc e Medvegjë- jetojnë rreth 60 mijë banorë.
Burimi / Top Channel