Ingrid Gjoni përfundon në spital pas një zënke

November 7, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Ingrid Gjoni ka përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pas një zënie me një grup vajzash në lagjen Laprakë, nga të cilat ka marrë plagë të lehta, bën të ditur Gazeta Shqiptare.
Sipas mjekëve të spitalit, plagët në trupin e këngëtares janë shkaktuar nga mjete prerëse. Ngjarja kishte ndodhur para 10 ditësh, por kishte arritur të mbahej sekrete, derisa edhe incidenti nuk është paraqitur në polici.
Gjendja e këngëtares thuhet se kishte qenë e rëndë në momentin që kishte arritur në spital, por fatmirësisht plagët ishin sipërfaqësore në pjesën e sipërme të trupit dhe nuk kishin dëmtuar organe jetësore apo të kishin sjellë probleme të pariparueshme.
Spekulohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një zënke banale mes Ingridit dhe disa vajzave të tjera që banojnë në lagjen e Laprakës, të cilat kanë qëlluar dhe rrahur këngëtaren, duke mos munguar edhe sulmet me thikë dhe mjete të forta.

YouTube Preview Image
1