James Bond me filmin e fundit në Prishtinë

November 7, 2008   | Lajmet / Vijesti

Kinemaja ABC, ka thyer një rekord, me premierën e parë në Ballkan të filmit të fundit të James Bondit me titullin “Kuanti i Ngushëllimit”.
James Bond, kësaj radhe për herë të parë në Ballkan ateron në qytetin e Prishtinës.
Kinemaja ABC, ka thyer një rekord, duke arritur që premiera e parë në Ballkan e  edicionit të fundit të filmit James Bond me titullin “Kuanti i Ngushëllimit” të jepet në kryeqytetin e Kosovës.  Kjo premierë sipas drejtuesve të kinemasë ABC, është bërë njëkohësisht me ato të shteteve të Evropës perëndimore.
Menaxherja e kësaj kinemaje, Miradije Vllahiu beson se sikur herëve tjera edhe kësaj radhe James Bond do të rritë numrin e shikueshmërisë në këtë kinema.
“Premiera e Jams Bond , edicionet e kaluara të këtij filmi kane shënuar një rritje të numrit të shikueshmërisë,do me thënë janë përcjellë nga një numër i konsideruar të shikuesve, jo vetëm kjo premierë por edhe premierat tjera të cilat shfaqen në kinemanë tona ngërthejnë në vete një numër të madh të shikuesve krahasuar me hitet tjera filmike botërore”, thotë Miradije  Vllahiu.
Në film, Bondi ballafaqohet me personazhin Dominic Green anëtar i organizatës Quantum i cili paraqitet si ambientalistë që tenton të vë grusht në Bolivi për të marrë në kontroll rezervat të ujit. Xhirimet e këtij filmi janë bërë në vende të ndryshme si Panama, Kili, Itali Angli dhe Austri.
Nagihane Tabaku
ALSAT-M.TV

YouTube Preview Image