Lorik Cana,futbollisti më seksi në Francë
November 7, 2008 | Lajmet / Vijesti
Lorik Cana lojtari më seksi në Francë nga lojtarët e Ligës 1. Përfundimin e ka nxjerrë një nga faqet sportive franceze në internet Myfreesport.fr, që nga ana e saj ka bërë edhe një klasifikim të futbollistëve më joshës. Loriku është pozicionuar në vendin e parë duke lënë pas futbollistin e Bordosë, Yoann Gourcuff dhe atë Lilës, Tulio De Melo. Sipas një tjetër faqeje franceze, football.fr, ka disa muaj që qarkullojnë thashetheme sipas së cilave mesfushori i Marsejës “fricoterait” (po kurdis) me këngëtaren marsejeze, Clara Morgane. “Cana, – shkruan football.fr, – duke qenë futbollisti më i këndshëm në Francë, natyrshëm që mund ta shijojë këtë marrëdhënie!”





