Masiela Lusha flet për kthimin në Shqipëri

November 7, 2008   | Lajmet / Vijesti

Masiela Lusha, aktorja hollivudiane, e cila është larguar nga Hollyëoodi për një kohë për të luajtur në filmin “Koha e kometës”, ka thënë se po të jetonte në Shqipëri do ta kish te më të lehtë ta adaptonte rolin e Agnesës. “Nëse do të kisha jetuar këtu do kisha kuptuar më lehtë përjetimin emocional të Agnesës”, ka thënë aktorja. Masiela ka lindur në Shqipëri dhe në moshë pesë vjeçare është larguar për në Amerikë ku ka jetuar dhe tashmë po punon, ndërkohë që kjo është hera e parë që kthehet në vendlindje. “Kur udhëtova për të parën herë nga Maqedoni për në Shqipëri më mbuluan ndjesitë e bukura. Gjatë xhirimeve kam parë thuajse çdo kënd të Shqipërisë ku kam lindur, dhe për këtë ndjehem mirë. Është një ndjesi e bukur që më ka kapluar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të harrohet”, ka vazhduar Masiela.

Bluetooth