Raporti ndaj Ballkanit do të varet nga këshilltarët e Obamës

November 7, 2008   | Rajoni / Region

Raporti i administratës së ardhshme amerikane ndaj Ballkanit do të varet nga këshilltarët e kryetarit të sapozgjedhur amerikan Barak Obama, i cili mund të ketë qasje të re “fleksibile” ndaj rajonit.
Këtë për “Zërin e Amerikës” e deklaroi eksperti amerikan për Evropën lindore, Martin Shlezinger.
“Mendoj se Obama do të dëshiroj të marrë qasje më fleksibile ndaj Ballkanit, gjithësesi qasje më të ndryshme nga ajo e Klintonit dhe Bushit. Ky fleksibilitet dhe bashkëpunim me Rusinë do të mund të kontribuonte për zgjidhje të vërtetë të problemeve substanciale, si për shembull në Bosnjë dhe në Kosovë”, sqaron Shlezingeri.
Burimi / Makfaks