Tuzë:Shuhet radioja e parë në gjuhën shqipe

November 7, 2008   | Shoqëria / Društvo

TUZ:-Per shkak te veshtiresive te paperballueshme financiare, diten e enjte u mbyll media e pare private ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi, Radio MIR- “Studio Teuta” nga Tuzi. Gjate veprimtarise se saj dhjetevjecare, kjo radio ka luajtur nje rol jashtezakonisht pozitiv per informim shqip ne kete shtet. “Ne vitet me te veshtira te fundshekullit te kaluar ka qene nje pune shume e guximshme te funksionoje nje radio e pavarur. Vleresoj se ka kontribuar ne demokratizimin e ketij mjedisi, tolerancen ndernacionale dhe nderfetare, zhvillimin e kultures, arsimit, por ka qene edhe promotor i themelimit te mediave te reja ne gjuhen shqipe ne Mal te Zi”, tha per KosovaLive, pronari i ketij radiostacioni, Izedin Ramovic. “Studio Teuta” kishte bashkepunim me mediat simotra nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, si dhe me mediat nderkombetare. Ne kohen e eksodit te shqiptareve te Kosoves, Radio MIR- “Studio Teuta” ka qene mikpritese e reportereve te vendit edhe atyre boterore.
Burimi / Gazeta Express

YouTube Preview Image