Joana:Ja pse refuzoj të këndoj në koncerte

November 8, 2008   | Lajmet / Vijesti

“Bëj atë që më pëlqen dhe që mendoj se nuk është e egkzagjeruar”
Mund t’u jetë dukur ekstravagante, e pavarur dhe tip i lirë. Natyrisht që është, por pa cënuar asgjë nga detyrimet e familjes së saj. Joana Smakaj, vajza bjonde që vetëm 1 vit e gjysmë më parë goditi në shenjë me vetëm një klip “Zemrën ndeze”, pohon se në rradhë të parë është një mami e kujdesshme e djalit të saj 3-vjeçar, Aron. Refuzon koncertet sepse nuk ka qëllim të fitojë para nga muzika, e cila mbetet për të thjesht pasioni për të thyer monotoninë:

“LUTEM” NË KËNGA MAGJIKE
Është titulli i këngës së saj të re, me të cilën konkuron në festivalin “Kënga Magjike”, ku i këndohet një dashurie të humbur. Është kënga e saj e tretë në bashkëpunim me Flori Mumajesin, në ritmet pop dhe R and B. “Pretendoj të pranohem dhe pëlqehem nga publiku kjo këngë, pasi në planet e mia personale është dhe një tjetër këngë ritmike, të cilën e kisha planifikuar ta publikoja në verë, por u shty për në dimër”, tha Joana. Është një klip, që ka një vit që është realizuar, dhe me të cilin synon të godasë sërish, pasi ka një tekst të bukur nga Big Basta. Gjithsesi plani i saj ishte të merrte pjesë dhe në Festivalin e RTSH-së, por nuk arriti të bënte këngën gati në kohë. Edhe pse duetet janë ende në modë, ajo ende nuk e ka menduar një dalje të tillë, por gjithsesi pëlqen zërin e Ermal Fejzullahut, me të cilin mund t’i shkonte një duet.

REFUZON KONCERTET

Joana Smakaj

Joana Smakaj

Në fillim ftesat i kishte të shpeshta, por tashmë ua ka bërë të qartë organizatorëve të koncerteve, se nuk ka plan të marrë pjesë të këndojë në ambiente të hapura dhe skena të improvizuara. Nuk e ka në mëndje të fitojë para nga koncertet. Ka një shtëpi në zonën e ish-bllokut, dhe një dyqan veshjesh për femra, që e administron bashkë me shoqen e saj, sepse ka pasion të madh dhe veshjet. Dhe nuk i pëlqen të shkëputet me ditë të tëra, udhëtime të gjata nëpër koncerte. “Do të vazhdoj të këndoj në festivale, por asnjëherë nuk kam për ta kthyer këngën qëllim në vetvete”, tha Joana. Po ndjek një linjë të menduar, dhe nuk më pëlqen të provoj emocionet e forta të një karriere muzikore me ulje dhe ngritje”. A mund të quhet kjo një strategji? “Jo-thotë ajo- nuk bëhet fjalë për ndonjë strategji, thjesht bëj atë që më pëlqen dhe që mendoj se nuk është e ekzagjeruar”.

PASIONET DHE FOBITË E JOANËS
Si fillim videoklipet. Tregon se klipi i parë ishte dhuratë nga bashkëshorti. Pastaj veshjet, të cilat i preferon, që nga sportivet e deri te klasiket. Dyqani i veshjeve që e administron, është vendi ku ajo takon pasionin për rrobat e bukura dhe të shtrenja, por jo dëshirën për biznesn, pasi nuk është një biznesmene e mirë. Linjat perfekte të trupit, nuk kanë ndryshuar shumë tani pas lindjes së djalit, dhe që nga koha erdhi nga Lezha në Tiranë për të konkuruar në “Miss Shqipëria”, dhe ku doli e treta. Që nga ajo kohë vazhdon të jetë po ashtu bjonde, pasi mendon se është ngjyra që i përshtatet mirë. Pasioni tjetër është gatimi, dhe e bën me dëshirë të madhe, sepse mendon që një femër duhet të bëj gjithçka për familjen e saj. Por si e kalon kohën e lirë? Pasdite shpërfillshëm me mikeshat e saj në kafe, dhe darkat duke lexuar romane. Sa për fobitë më mirë mos e pyet: Janë dy dhe që i duken shumë të tmerrshme, deti dhe lartësitë.
Panorama plus

YouTube Preview Image
1