Zbulohet i dashuri i Rozana Radit

November 8, 2008   | Lajmet / Vijesti

Ajo tashmë ka krijuar steriotipin e saj, si një vajzë pa komplekse që nuk e vret shumë mendjen se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët. Është aktore, këngëtare, autore tekstesh dhe ka një mijë interesa në jetë. Mbi të gjitha i pëlqen të eksperimentojë pasi dihet, çdo gjë e re është e bukur. Rozana Radi ka bërë bumin e rradhës me këngën “Fly” jo vetëm se kënga ishte shumë ritmke, tipike për një single vere, por edhe për faktin tjetër se Rozana me një look totalisht të ndryshuar, ngjante më seksi dhe më e bukur se asnjëherë tjetër. Ndërkohë kanë munguar lajmet nga jeta e saj private. Tregonte shpesh në intervista që ishte vetëm prej shumë kohësh tashmë, që kur një lidhje e saj e cila zgjati jo pak, kishte marrë fund. Po me kë po shoqërohej Rozi? Sa herë një djalë ishte në krah të saj, paparaci ynë nuk e kursente shkrepjen, ndërkohë që Rozana pohonte se nuk kishte asgjë më shumë se sa thjesht një miqësi. Po ky djali që po shihni në foto? Asnjë informacion nuk kemi se cili është. Por të premten e kaluar, festën e “Halloween”-it Rozana Radi ka preferuar ta kalojë tek “Magic 4” në shoqërinë e këtij djaloshi. Sipas burimeve tona., Rozi e prezantonte djalin tek miqtë e saj si i dashuri, ndërkohë që nuk e dimë se sa e vërtetë është pasi nuk mundëm të marrim një prononcim prej gojës së saj. Gjatë gjithë darkës dy të rinjtë janë zbavitur me muzikën e këndshme të lokalit, kanë kërcyer intimisht së bashku dhe kanë pirë në gotat e njëri tjetrit. Me siguri do të mësojmë diçka më shumë në javët në vazhdim.

Panorama Plus


YouTube Preview Image

1