Zajmina Vasjari,bëhet biznesmene

November 9, 2008   | Lajmet / Vijesti

Tani Zajmina Vasjari, do të ketë një vend fiks takimi me fansat dhe adhuruesit e saj. Një atelie me emrin e saj me fustane nusesh, ku klientët do të mund të marrin këshilla nga ajo për ceremoninë e martesës së tyre. E veshur me pantallona të shkurtra, dhe një bluzë çiklamin, Zajmina nuk preferoi të vishte ndonjë nga fustanet e nusërisë, në atelienë e saj që e promovoi pak ditë më parë, në shoqërinë e miqve më të afërt. Një atelie e lyer së brendshmi me të kuqe, në një nga pallatet e rrugës “Myslym Shyri” dhe me emrin e saj, ështe tashmë dëshira e bërë realitet, për të dhe motrën e saj, ndërsa kishin gati një vit që kishin ideuar këtë biznes shumë femëror, dhe me klas. Disa foto, ku Zajmina kishte pozuar me fustanet më të mirë, i kishte vendosur në korniza të mëdha në muret e ateliesë, ndërsa në ceremoninë e përurimit, kishte veshur sërish ekstravagante.

Të ftuarit ishin special, sepse kishte preferuar të mblidhte një rreth të ngushtë miqsh. Mes të ftuarve artistë këngëtarë, mes të cilëve Anjeza Branka, Gjergj Jorgaqi, Sabiani, dhe miqtë e saj të preferuar ishin ish –banorët e “Big Brother”, Romina, Visi, Juna, Ina dhe Poli me të dashurën e re. Në ambientin e saj kanë qëndruar një kohë të gjatë, kanë biseduar dhe kanë pirë verë deri rreth orës 21:00 të mbrëmjes. Por ky biznes, padyshim që nuk do ta shkëpusë Zajminën nga skena dhe kënga. Pas klipit të saj “Një më shumë e një më pak” do të marrë pjesë në festivalin “Mikrofoni i artë” me një këngë “house” me titull “Zemrën parkove keq…” me tekst të Olti Currit.

Thuhet se do të jetë një këngë e suksesshme pasi nga emisionet me kërkesa, që transmetohen në “+2 Radio”, kënga e Zajminës është nga më të kërkuarat nga sms-të. Tashmë ka vendosur që të ruajë ngjyrën e flokëve pisk të zeza, ashtu siç u shfaq në klipin e ri, duke i kënduar një tradhtie. U shfaq krejt ndryshe në këtë klip, me stilin e flokëve si Rihanna dhe me fustanët ku dominojnë shumë ngjyrat. Duke u bërë brune nga bjonde klasike, ka vendosur të mos e ndryshojë ngjyrën e zezë të flokëve, për një kohë të gjatë pasi ka pohuar vetë se ndihet vërtet mirë.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image