Ministria dhe këshillat të gatshme të bashkëpunojnë

November 10, 2008   | Politika

Ministri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave u takua me kryetarët e këshillave nacionale të pakicave në Mal të Zi
Podgoricë – Ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, priti të martën kryetarët e këshillave nacionale të pakicave në Mal të Zi. Në takim morën pjesë kryetari i Këshillit Nacional Boshnjak, prof. Dr. SherboRastoder, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Tahir Tahiri, kryetari i Këshillit Nacional Musliman, Sabrija Vuliq, kryetari i Këshillit Nacional Kroat, dr. Mirosllav Mariq dhe kryetari i Këshillit Nacional Rom, Isen Gashi.
Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave thuhet se në takim është diskutuar rreth punës dhe financimit të këshillave nacionale, si dhe projekteve që kjo ministri planifikon tzi realizojë në të ardhmen.
Ministri Nimani ka theksuar me këtë rast se Ministria të cilën ai e drejton është e hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi me këshillat nacionale në rrugën e avancimit të të drejtave të pakicave në Mal të Zi.
Në deklaratë thuhet se kryetarët e këshillave nacionale kanë theksuar se ata do të jenë partnerë të mirë të Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave dhe lirive të pakicave.
Kohapress