Enigma e historisë malazeze – rasti i Shasit (10)

November 13, 2008   | Kulturë / Kultura

Zmadhimi i shkatërrimit nga mongolët
Së bashku me Drishtin dhe Kotorrin, Shasi u sulmua dhe u rrënua nga pushtimi i mongolëve gjatë tërheqjes së tyre nga Dalmacia në vitet 1241-1242, por ai është rindërtuar sërish dhe, me gjithë mungesën e gërmimeve të plota arkeologjike, është e arsyeshme të mendohet që shkalla e shkatërrimeve është e zmadhuar në burimet e shkruara.
Versionet malazeze të kësaj periudhe e quajnë se konvertimi në ortodoksi u krye në këtë kohë, ose që ai ishte një konvertim i detyruar; Nemanja mendohet se shkatërroi kishat dhe librat latine dhe grabiti krejtësisht qytetet. Kjo përputhet me traditën e deritashme gojore në Shas, ku banorët thonë se të gjitha kishat “në fillim ishin katolike”.
Një vështrim më i thelluar tregon se tensionet e hershme ose bashkëveprimi midis lindjes dhe perëndimit vazhdoi gjatë kësaj periudhe, me mbretëreshën e plotfuqishme Jelena (gruaja e Stefan Uroshit I) pasi vetë ishte një katolike. Qytetet bregdetare shiheshin si objektiva për misione të urdhrave predikuese fetare, ndërsa Serbia nën Stefan Uroshin I (1243-1276) hapi minierat e saj për saksonët nga Hungaria dhe tregjet e saj për tregtarët dalmatë nga bregdeti, ndërsa i kërkoi Raguzës një haraç vjetor edhe pse ajo ishte nën sovranitetin venedikas.
Por lulëzimi i shtetit mesjetar serb ishte i shkurtër. Festa e pushtetit serb, trupëzuar në ndërtimin e kishave “të reja” të Shasit, ishte mjaft e përkohshme.
Sipas dëshmive malazeze, pushteti serb nisi të shkërmoqet në shekullin XIV pas vdekjes së Stefan Dushanit, i cili në materialet malazeze përmendet si një “car mizor”. Me dinastitë Balshiq dhe Crnojeviq në Zeta, me sa duket Mali i Zi rifitoi shpejt pavarësinë e tij dhe “riktheu” sundimtarët malazezë rrëfimet popullore vazhdojnë të thonë që me rishpalljen e “pavarësisë”, Perandoria Osmane nuk e pushtoi kurrë tërësisht Zetën dhe, me të vërtetë, megjithëse nuk është e qartë se çfarë pushteti zotëronin, aty ishin zotër peshkopët-princë dhe mandej princërit e Cetinës nga shekulli XVI deri në vitin 1918.
Historia komplekse e shtjelluar këtu është një variant tejet i thjeshtëzuar i shumë ndryshimeve që Shasi duhet të ketë provuar para dhe gjatë periudhës osmane. Së bashku me Drishtin dhe Kotorrin, Shasi u sulmua dhe u rrënua nga pushtimi i mongolëve gjatë tërheqjes së tyre nga Dalmacia në vitet 1241-1242, por ai është rindërtuar sërish dhe, me gjithë mungesën e gërmimeve të plota arkeologjike, është e arsyeshme të mendohet që shkalla e shkatërrimeve është e zmadhuar në burimet e shkruara.
Në gjysmën e dytë të shekullit XIV dioqezat katolike ishin në kulmin e tyre dhe një “Gjon i Suacios” jetonte në shtëpinë e tij të kryepeshkopit të Raguzës në vitet 1365-1371. Katedrala e Shasit u riparua pas dëmtimeve në luftën e vitit 1413. Sërish gojëdhëna vendase hedh dritë: autorët në vitin 2004 zbuluan se banorët e Ambullit besonin se “historia jonë e vërtetë do të gjendet në Vatikan”.
Averil Cameroon & James Pettifer
Koha Javore

YouTube Preview Image