Vendet e Ballkanit zhvillojnë luftë kundër korrupsionit për t’i plotësuar standardet për hyrje në BE, pohoi Transparensi interneshënell

November 13, 2008   | Shtypi / Mediji

Vendet ballkanike zhvillojnë luftë për ta zvogëluar korrupsionin me qëllim që t’i plotësojnë standardet për hyrje në Bashkimin Evropian, theksohet në raportin e fundit të Transparensi interneshënell për perceptim të korrupsionit.
“Përkundër reformave të rëndësishme dhe nxitjet e jashtme në suaza të procesit parainkuadrues për hyrje në BE, Maqedonia, Kroacia Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina siç duket se nuk e kanë përmirësuar në mënyrë të mjaftueshme konceptin e antikorrupsionit”, theksohet në raport”.
Maqedoni dhe Kroacia tashmë janë vende kandidate për hyrje në BE, ndërsa Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina shpresojnë se së shpejti do ta fitojnë atë status. Ato tani tashmë kanë nënshkruar Marrëveshje për stabilizim dhe asociim, që llogaritet si hap i parë drejt anëtarësimit në Union.
Të gjitha vendet ballkanike kanë arritur nën pesë pikë në shkallën e gjithsej dhjetë pikëve të indeksit për perceptim të korrupsionit të Transparensi interneshënell, që “tregon se shumica e tyre ballafaqohen me nivele serioze të korrupsionit”.
Maqedonia këtë vit ka progres prej 3,6 pikë në Indeksin për perceptim të korrupsionit në krahasim me 3,3 të vitit të kaluar, theksohet në raportin e Transparensi interneshënell.
Kroacia e cila shpreson se do të hyjë në BE në vitin 2010, ka 4,4 pikë të indeksit këtë vit, në krahasim me 4,1 në vitin 2007.
Në Bosnjë e Hercegovinë indeksi është 3,2 në krahasim me 3,3 në vitin 2007, theksohet në raport.
Sipas Transparensi interneshënell, rezultat më pozitiv në rajonin ballkanik ka arritur Shqipëria, duke u përmirësuar nga 2,9 pikë vitin e kaluar në 3,4 pikë të indeksit këtë vit.
Në raport theksohet se lufta kundër korrupsionit në Bullgari, edhe pse ajo është vende anëtare, është në rënie, me 3,6 pikë këtë vit, nga 4,1 pikë në vitin e kaluar.
“Vendi akoma është i kujdesshëm në luftën kundër korrupsionit politik, që është shumë afër i lidhur me shkallë shumë të lartë të krimit të organizuar”, thuhet në raport.
Korrupsioni në Bullgari në dy vitet e kaluara, posaçërisht në jurisprudencë dhe në keqpërdorimin e fondeve të BE-së, seriozisht ka bërë dëm në imazhin ndërkombëtar dhe e ka zvogëluar besimin në institucionet nacionale, thekson Transparensi interneshënell.
Turqia këtë vit ka 4,6 pikë, në krahasim me 4,1 nga viti i kaluar në Indeksin për perceptim të korrupsionit.
Lobi

YouTube Preview Image