Ryva Kajtazi realizon videoklipin e ri

November 14, 2008   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka përfunduar xhirimet e videoklipit të saj më të ri “Barnatorja”, i cili menjëherë pasi që të përfundojë faza e post-produksionit do të fillojë së shfaquri nëpër televizione.
Me muzikë të Armend Rexhepagiqit dhe tekst të Aida Barakut, kënga është aranzhuar nga Florent Boshnjaku.
Po ashtu me këtë këngë duhet cekur se Ryva mori pjesë në edicionin e fundit të festivalit të muzikës moderne shqiptare “Top Fest”.
“Kënga është baladë dhe besoj se do të pëlqehet nga publiku”, ka thënë Ryva për “Express Live”.
Videoklipi është realizuar nga Puntort Social. Përveç videoklipit, “Ryva” është angazhuar së fundi të portretizojë Parashqevi Qiriazin në shfaqjen “Lule Shkronjat”.
Premiera e kësaj shfaqjeje do të jepet në Teatrin Dodona, ndërsa regjinë e kanë bërë Agron Gërguri dhe Agim Selimi.

Koha Vizion

YouTube Preview Image
1