Artistët që s’e paguajnë rrymën në Kosovë

November 15, 2008   | Lajmet / Vijesti

Sa i kanë borxh KEK-ut, Shkumbin Kryeziu, Ibrahim Krajkova-Leci, Adem Mikullovci, Mahmut Ferati, Ilir Berani, Sevdai Radogoshi-Qumili, Rasim Thaçi, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Luan Jaha, Ismet Behxheti, Edona Llalloshi, Leonora Jakupi…
Këngëtari Shkumbin Kryeziu vlerësohet në mesin e më të pasurve të estradës sonë. Mirëpo pasuria si duket nuk të bën të përgjegjshëm në raport me obligimet që ke ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, përkatësisht për të paguar rrymën që e harxhon. Shkumbin Kryeziu nuk është pagues i rregullt i energjisë elektrike. Madje ky këngëtar, burri i këngëtares Mimoza Mustafa, rrallë paguan për rrymë. Borxhi i tij, sipas të dhënave që ka siguruar gazeta “Infopress” nga KEK-u, është 3 mijë euro. Këta këngëtarë janë të ‘ndezur’ në KEK-un, por këngëtarja Mimoza ‘nxehet’ edhe me gazetarët që shkruajnë për artistët që s’paguajnë rrymën e shpenzuar. Nxehet Mimoza Mustafa Meqë Shkumbin Kryeziu, ka borxh mbi 3000 euro (3.088.82), i kontaktuar nga gazeta Infopress, në celularin e tij përgjigjet Mimoza Mustafa, bashkëshortja e tij e cila fi llon të japë këshilla se me çfarë temash duhet të merren gazetarët, duke mos pohuar e as mohuar asgjë. “Çka po ju intereson kjo juve? Pse po prekni në intimitet?”, pyet ajo, duke dashur që t’i ikë temës ndaj borxhit të tyre. “Unë nuk dua të përgjigjem por po më vjen shumë keq se shumë bre po hyni në intimitet.
Çfarë teme është kjo? A e din çfarë temash tjera ka çështja e muzikës… Muzika ka shumë tema që bash për këtë është dashur të fl asësh me Shkumbinin”, – thotë ajo. Por, Mimoza Mustafa sërish nuk merr guximin të tregojë se a kanë borxh ndaj KEK-ut. “A foli a s’foli është problem i jemi, me nis me të tregu për këtë borxh bash çuditeni…, mirëpo po më duket intimitet i jemi dhe nuk dua të fl as”, thotë Mimoza, e cila mbyll telefonin pa u përshëndetur fare. Ibrahim Krajkova mohon borxhin Përderisa në listat e KEK-ut, borxhi i konsumatorit Ibrahim Krajkova është mbi 3 000 euro, artisti Ibrahim Krajkova e mohon se ka këtë borxh ndaj KEKut. “Unë çdo muaj i paguaj nga 200 euro KEK-ut, meqë e kam me kontratë. Krejt e kam paguar dhe unë nuk di për këto shifra që po përmenden”, thotë ai. Ai thotë se jeton në Tauk Bahçe, kurse nuk e përjashton mundësinë që të ketë ndonjë konsumator tjetër me emër të njëjtë. “Asnjë cent borxh nuk e kam”, thekson i sigurt Ibrahim Krajkova. Sevdai Radogoshi gjithnjë me humor Edhe humoristi tjetër Sevdai Radogoshi-Qumili, sipas listave të KEK-ut, të cilat i ka siguruar gazeta “Infopress”, është ndër artistët tanë që është më i përgjegjshëm në pagesën e rrymës që shpenzon. Radogoshi, sipas të dhënave të KEK-ut, ka borxh 173.17, shumë kjo në fakt jo e vogël, por borxhi i tij nuk del i madh nëse krahasohet me borxhet mijëra euro të disa artistëve të tjerë. Vetë Sevdai Radogoshi thekson se çdo muaj paguan nga 270 euro për rrymë.
“Veti ata të KEK-ut a kanë pasur ndonjëherë problem me mua”, thotë Radogoshi. Por edhe ky, ngjashëm si këngëtarja Mimoza Mustafa nuk ngurron që të marrë rolin e këshillëdhënësit për gazetarët. “Pse nuk shkruani për Ban Ki Moon-in…”. Radogoshi megjithatë pohon se vetëm pagesën që shkon për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) nuk e paguan. Radogoshi nuk e harron humorin as kur fl itet për tema të tilla dhe shton: “Kuku për ty e kuku për mua. A të paguan moj KEK-u ty diçka që po merresh me këtë temë?”. “Unë qëlloj në Gjermani, qëlloj në Gjakovë…dhe harroj ta paguaj rregullisht. Edhe në Gjakovë e paguaj, tash së fundi bëra një pagesë.
Unë kujt kurrë borxh në jetë nuk i mbes. E kam një shok në KEK dhe kur të dalin faturat e reja më thirr dhe më tregon, sepse ai e di se unë harroj. Së fundi shkova i dhashë 200 euro, por ja që më paskan mbet edhe 173 euro”. Edhe Sevdai Radogoshi me gjasë është në dijeni për papërgjegjësinë e artistëve të tjerë, të cilët nuk mërziten që borxhet e tyre në KEK kanë arritur mijëra euro. “Besoj se jeni në dijeni se sa kanë borxh VIP-at tanë tjerë…”, thekson edhe Radogoshi. Në anën tjetër, këngëtarja Leonora Jakupi rregullisht paguan faturat e rrymës, mirëpo për këtë përkujdeset e ëma e saj, Feridja. E ëma e saj nuk ngurron të fl asë për këtë çështje. “Unë shkoj e paguaj rregullisht rrymën, sikurse ujin, nxemjen, bërllokun, dhe përkujdesem për të gjitha obligimet tjera ndaj shtetit. Ne nuk dëshirojmë t’i mbesim shtetit asnjë cent borxh”, thotë Feridja, tek e cila familje aktualisht borxhi sillet në të dyja banesat rreth 28 euro.
Berani thotë se paguan me rregull rrymën Kompozitori Ilir Berani në të dhënat e KEK-ut fi guron me 293 euro borxh. Mirëpo këtë shumë Berani nuk e pranon si borxh të tij, meqë, sipas tij, çdo herë e paguan rrymën. Ai thotë se para dy ditësh ka paguar. “E kam paguar para dy ditësh, por me gjasë akoma në listë nuk është shlyer borxhi”. Berani thotë se paguajnë me rregull, dhe stinës së dimrit shuma jo të vogla, pasi kanë nxemje qendrore. Shumica e këngëtarëve dhe artistëve tanë nëpër listat e KEK-ut fi gurojnë me nga dy adresa, kjo për faktin se ata kanë të regjistruar më shumë se një orë matës në KEK, pasi posedojnë edhe objekte tjera, shtëpi, kafeteri apo ndonjë zyrë biznesi. Kështu ndodh edhe me këngëtarin Sabri Fejzullahu, i cili në KEK fi guron me disa njehsorë dhe me disa adresa të ndryshme si: 104.46 euro, 33.47 euro dhe 125.97 euro.. Fejzullahun, gazeta nuk pati mundësi ta kontaktojë, me gjithë përpjekjet e gazetës për të biseduar me të.
Luljeta Tahiraj
Infopress

1