Karateistët e klubit të karatesë”Ulqini”dëshmuan kualitetin e tyre të lart në Gjilan

November 15, 2008   | Sporti / Sport

15 kupa dhe 21 medalje të arta
Garuesit e KK “Ulqini” fituan gjithsej 46 medalje, prej të cilave 21 të arta, 7 të argjendta dhe 18 të bronzta, 15 kupa dhe 9 pllaketa, duke u shpallur në këtë mënyrë klubi më i mirë mysafir i Turneut.
Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë të dielën në Turneun III Ndërkombëtar në Karate “Katana Open 2008”. Turneu u organizua nga ekipi vendor “Dardania” dhe në të morën pjesë klube nga mbarë Kosova, pastaj Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja, si dhe nga Ulqini.
KK “Ulqini” e dëshmoi kualitetin e vet edhe në garë pasi që të gjithë garuesit e tij që morën pjesë në Turne u kurorëzuan me medalje, në të gjitha disiplinat. Garuesit e KK “Ulqini” fituan gjithsej 46 medalje, prej të cilave 21 të arta, 7 të argjendta dhe 18 të bronzta, 15 kupa dhe 9 pllaketa, duke u shpallur në këtë mënyrë klubi më i mirë mysafir i Turneut.
Garuesja më e suksesshme e KK “Ulqini” në Turneun “Katana Open 2008” ishte Antigona Rama, e cila fitoi tri medalje të arta, pastaj Liridon Elezoviq dhe Viktor Curoviq të cilët u kurorëzuan me nga dy medalje të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta, Jehona Musliq dhe Xhemale Elezi me nga dy medalje të arta dhe një të argjendtë, Dardan Ceka me dy medalje të arta dhe dy të bronzta, Blerta Tahiri me një medalje të artë dhe dy të argjendta, Diamant Rexha me një medalje të artë dhe dy të bronzta, Xhenis Rexhepi me një medalje të artë dhe një të bronztë. Nga një medalje të artë fituan Doriana Taipi, Blerim Sukaliqi, Kreshnik Tahiri, Granit Rexha dhe Albion Duraku, kurse Petar Barlloviq fitoi një medalje të argjendtë dhe tri të bronzta, Pero Maroviq tri medalje të bronzta, si dhe Agron Seferi, Allmir Hajdari dhe Ermal Musliq fituan nga një medalje të bronztë.
Kryetrajneri i KK “Ulqini”, Ruzhdi Rama, trajnerët Naim Duraku dhe Kujtim Sukaliqi, si dhe udhëheqësit e këtij klubi Skender Tahiri dhe Ardita Rama, shprehen të kënaqur me rezultatet e arritura në Turneun në Gjilan.
Ata falënderojnë sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen e KK “Ulqini” në këtë garë, LD në MZ, Rexha Company, Burektoren “Pelivan”, Restorantin “Alfa” dhe prindërit e garuesve. Njëkohësisht falënderojnë edhe organizatorin e Turneut, Maliq Maliqin, për lehtësimet e krijuara për pjesëmarrje në këtë garë duke i liruar nga pagesa e kotizimit të garës dhe duke siguruar fjetjen për garuesit e KK “Ulqini”.
Kohapress

YouTube Preview Image