Mali i Zi kërkon të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut

November 15, 2008   | Politika

Mali i Zi edhe zyrtarisht u ftua që të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut, ku bëjnë pjesë Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria.
Ftesën, ministrit të Punëve të Jashtme të Malit të Zi,  Millan Rogjen ia dorëzoi ambasadori i Maqedonisë në Podgoricë, Stefan Nikollovski, në emër të Maqedonisë e cila kryeson me Kartën e Adriatikut. Ministri Rogjen duke i falënderuar për ftesën e bërë, tha se Mali i Zi me shkresë do të vërtetoj interesin për anëtarësim në Kartën e Adriatikut. Shefi i diplomacisë malazeze shfrytëzoi rastin që t’i falënderohet Maqedonisë për përkrahjen e dhënë, që paraqet edhe një dëshmi për marrëdhëniet e mira ndërmjet këtyre dy vendeve. Rogjen paralajmëroi se kryeministri malazez Millo Gjukanoviq do t’i bëj ftesë zyrtare homologut të tij të Maqedonisë, Nikolla Gruevski për ta vizituar Malin e Zi deri në fund të vitit.
ALSAT

YouTube Preview Image